E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kampionia Luiza Gega nuk di të ndalet, vendos rekord të ri në Maratoën e Tiranës

Vajza nga Bulqiza, Luiza Gega ka fituar Maratonën e Tiranës duke vendosur dhe një rekord të ri kombëtar.

Atletja shqiptare arriti që të thyente rekordin e vendosur më parë prej saj, 70 minuta e 58 sekonda, teksa kësaj radhe e bëri për 70 minuta e 18 sekonda, me një diferencë të madhe prej 40 sekondash

Nuk di të them a ka kënaqësi më të bukur dhe emocion më të madh të garosh në vendin tënd. Gjithë rrugës ka njerëz që brohorasin. Unë sot kam thyer një rekord të ri kombëtar në gjysmë-maratonë.

Nuk është se u përgatita por e pash që ishte e mundur dhe provova ta arrija. Vazhdoj të jem në top formë dhe këtë vit do ta mbaj mend gjatë”, ishin fjalët e Luiza Gegës në prononcimin e saj për “Oversport” pas garës.

Luiza Gega këtë herë në Maratonën e Tiranës mori pjesë në garën e 11 kilometrave./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit