E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Kupa u mbush”, tjetër protestë sot në 18:00 për vdekjen e Lear Kurtit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar se ditën e sotme do të zhvilllohet një tjetër  protestë para Ministrisë së Brendshme për vdekjen në rrethana të dyshimta e të riut Lear Kurti.

Berisha me anë të një postimi në mediat sociale shprehet se Kurti u vra nga policë banditë të droguar dhe vrasja e tij për së dyti u bë nga krimineli i tyre me uniformë Ardi Veliu.

Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkroi Berisha në Facebook.

Kujtojmë se një protestë për këtë ngjarje u zhvillua dhe ditën e premte ku qindar qytetarë u bashkuan dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit