E diel, 10 Nëntor, 2024

Lajm i keq për të gjithë fansat e Apple, ndërpritet prodhimi i iPhone 14 Plus

iPhone 14 Plus nuk ka një fillim të shkëlqyeshëm siç sugjeruan raportet e hershme dhe tani sipas disa burimeve thuhet se Apple ka ndaluar prodhimin e këtij modeli dhe po rivlerëson kërkesën edhe njëherë.

Mediat ndërkombëtare duke cituar burime të zinxhirit të furnizimit, raportojnë se Apple ka kontaktuar të paktën një partner të montimit të iPhone për të ndaluar menjëherë prodhimin e iPhone 14 Plus dhe gjithashtu ka kontaktuar dy furnizues të komponentëve për të ulur prodhimin deri në 90%.

Raporti përmend gjithashtu se të paktën një furnizues i iPhone është udhëzuar të rrisë prodhimin e komponentëve për modelet iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max.

Nuk ka asnjë koment zyrtar nga vetë Apple në lidhje me këto zhvillime, megjithëse mund të supozojmë se blerësit e iPhone nuk po kërkojnë një pajisje jo-Pro që kushton 899 dollarë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit