E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Parkoi gabim makinën e policisë dhe fotoja u denoncua në mediat sociale, gjobitet efektivi në Dibër

Policia e Dibrës ka reaguar lidhur me foton e publikuar në mediat sociale, në të cilën dukej një automjet i Policisë Rrugore që ishte parkuar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se  Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër më datë 20.10.2022,  ka nisur menjëherë ecurinë disiplinore ndaj drejtuesit të automjetit të Policisë, shtetasit E.F, punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Dibër.

Gjoba për efektivin

Njëkohësisht, punonjësi i Policisë, në cilësinë e drejtuesit të automjetit të Policisë, është ndëshkuar me masë administrative maksimale 3000 lekë të rinj, për shkelje të sinjalistikës rrugore.

Po ashtu Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër “falënderon qytetarët e Dibrës, për denoncimin e bërë dhe inkurajon cilindo që të denoncojë çdo rast të shkeljes së ligjit, tejkalim të kompetencave apo abuzim me detyrën nga punonjësit e Policisë Dibër, duke iu garantuar se reagimi do jetë i mënjëhershëm, profesional dhe i paanshëm”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit