E hënë, 25 Nëntor, 2024

Rita Ora në qendër të vëmendjes, tregon trupin e saj të tonifikuar rrugëve të Londrës

Rita Ora është shfaqur në rrugët e Londrës në top formë. 31-vjeçarja ka treguar format e saj trupore, pasi kishte veshur një komplet sportive me setreçe dhe një bluzë të shkurtër rozë ku i dilte në pah barku i tonifikuar.

Përveç formës së mirë fizike, duket se Rita është dhe në gjendje shumë të mirë për sa i përket jetës së saj private.

Ajo ka folur së fundmi për dashurinë e saj për bashkëshortin Taika Waititi në një intervistë të rrallë pasi u martua fshehurazi në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja këmbëngul se ka rënë kokë e këmbë në dashuri me regjisorin, dhe ka lënë të kuptohet se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit