E diel, 10 Nëntor, 2024

VIDEO – Banorët që e mbajnë si amanet tokën dhe s’e lënë djerr

Jo të gjithë banorët që jetojnë në fshatra presin që të marrin subvencione për të punuar tokat e tyre. Rasti konkret vjen nga fshati Kllobçisht i Maqellarës.

Banorët që jetojnë ende në këtë fshat thonë se nuk do të ndalen së punuari tokën, megjithë vështirësitë që ka ky sektor. Tekbir Tafçiu shprehet se një ndër arsyet është që prodhimet që marrin janë bio dhe i konsumojnë vetë.

Sipas tij, fshati ka resurse të mëdha për bujqësinë pasi ka ujë vaditës të cilin e marrin nga Dibra e Madhe, sipas një marrëveshje të firmosur mes shteteve që para viteve 90-të. Beqir Tafçiu është rikthyer nga emigracioni për të mos u larguar.

Ai sot punon me një mjet bujqësor tokat e fshatit, por shprehet se çmimi i naftës ka rritur koston për të dhe fermerin. Banorët e Kllobçishtit po bëhen gati për mbjelljen e grurit pasi janë në sezonin e kultivimit të kësaj kulture bujqësore./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit