E premte, 22 Nëntor, 2024

VIDEO – “Kam parë shenja në trup”, nëna e Lear Kurtit ngre dyshime se djali i saj u dhunua nga policia

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa ka folur për vdekjen e të birit të saj. Në një intervistë për “News24”, ajo ka thënë se djali i saj kishte shenja dhune.

“Më mori në orën 11 pa pak dhe i thashë hajde se u bëmë për mall. Do vij më tha se do ndërrohem. Me tha nuk dua dush se jam i pastër. E pyeta a je në shtëpi? Më tha mos ki merak nesër do rri gjithë ditën me ju. E kam bërë gjumin copa copa.”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:

Bisedën e bëtë natën që ndodhi ngjarja?

Fatmira Mustafa: Po. Më thanë shokët e Learit, më thanë hajde dhe shkuam te spitali ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj morëm rrugën dhe shkuam te morgu. Atje më çuan se nuk më thanë gjë.”

Kujtojmë se 32-vjeçari Lear Kurti, humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë, pas shoqërimit nga policia.

Gjithashtu të rinj kanë mbajtur homazhe dhe protesta më herët, ndërsa kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të riut.

Ndër të tjera edhe këtë të dielë është paralajmëruar protestë para Ministrisë së Brendshme në orën 18:00, nga kreu i PD Sali Berisha./Balkanweb.com

Artikuj te ngjashem

Me te fundit