E enjte, 19 Shtator, 2024

VIDEO – Më në fund zgjidhet problemi, nis ndërtimi i urës së re të fshatit Fshat

Tashmë është vendosur përfundimisht që rruga lidhëse me rrugën e Arbrit për zonën e Matit e më gjerë, do të jetë ajo nëpërmjet fshatit Fshat.

Nisur nga ky fakt, firma që po ndërton rrugën e Arbrit, ka nisur punën për ndërtimin e një ure të re paralel me atë ekzistuese mbi lumin Mat. Drejtori i kantierit të ndërtimit në fshatin Fshat, Albert Çollaku tha se për momentin është bërë thuajse gjysma e punës për ndërtimin e kësaj ure.

Për sa i përket tunelit të Murrizit, Çollaku tha se me gjithë problemet teknike, do të përfundohet brenda afatit të shtyrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sa i përket aksit tjetër, Ura e Vashës – Qaf Buall, Çollaku tha se pritet të dalë fituesi i tenderit të fundit që është hedhur për këtë segment.

Sa i përket aksit tjetër, nga fshati Shkallë deri tek Tuneli i Murrizit, Çollaku u shpreh se kompania do të bëjë korrigjimet e problemeve të shkaktuara në të./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit