E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Berisha: Lear Kurti u vra për së dyti nga Rama dhe Çuçi, qytetarët të vijojnë protestat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon Edi Ramës dhe Bledi Çuçit, me urdhrin e tyre, viktima u deklarua i dyshimtë dhe delinkuent.

Me urdhrin e tyre, u bë me urgjencë autopsia me urgjencë për të fshehtë të vërtetën.
Me urdhrin e tyre u gjet qesja plastike me drogë në stomak. Me urdhrin e tyre u dha se vdiq nga overdoza.

Ndaj Berisha fton të gjithë qytetarët që të vazhdojnë protestat më gjithë forcën e tyre, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten.

Deklarata e Kryetarit të PD Sali Berisha 

Të gjitha këto u bënë me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Me urdhrin e tyre, viktima u deklarua i dyshimtë dhe delinkuent. Me urdhrin e tyre, Ardi Veliu deklaroi se policia e çoi të gjallë në spital.

Me urdhrin e tyre, u bë me urgjencë autopsia me urgjencë për të fshehtë të vërtetën.
Me urdhrin e tyre u gjet qesja plastike me drogë në stomak. Me urdhrin e tyre u dha se vdiq nga overdoza.

Pra, vrasësi për herë të dytë i Lear Kurtit është Edi Rama, Çcuci dhe kriminel i tyre Ardi Veliu.
Ndaj ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestat më gjithë forcën e tyre, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten.

Mos harroni se secili prej jush mund të jetë viktimë e këtyre banditëve të pakontrolluar, që kryejnë veprime të diktuara nga droga që marrin, dhe droga që shpërndajnë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit