E premte, 22 Nëntor, 2024

EMRAT – Policia i kapi në një shtëpi bari, dënohen me nga 1 vit burg dy të rinjtë shqiptarë në Angli

Një emigrant i paligjshëm shqiptar, i cili u gjet në një shtëpi bari në Britani është arrestuar nga policia pavarësisht se tentoi që të shpëtonte duke deklaruar se ishte vetëm 16 vjeç.

Hetimet zbuluan se shqiptari i identifikuar si Erald Hoxha ishte 19 vjeç dhe tashmë ai është në qeli bashkë më shokun e tij Xhevahir Dafku.

Xhevahir Dafku, shqiptari i arrestuar në Angli

Të dy kanë pranuar akuzën e kultivimit të kanabisit, pasi u kapën në një shtëpi me plot 311 rrënjë bimë narkotike.

Efektivët gjatë operacionit zbuluan 12 dhoma me kanabis. Hoxha dhe Dafku u gjetën në një strehë të sofistikuar që kishin improvizuar në një dollap me ajrim.

Tashmë dy të rinjtë shqiptar janë dënuar me nga 1 vit burgim dhe më pas do t’u takojë autoriteteve kufitare të vendosin se çfarë do të vendosin nëse do i dëbojnë apo jo shqiptarët./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit