E premte, 18 Tetor, 2024

Endri Prifti zbulon emrat e fituesve të Festivalit të RTSH-së dhe Këngës Magjike: Fituesit janë vendosur që…

Përmes një postimi në rrjetin e tij instagram këngëtari i njohur,  Endri Prifti ka zbuluar ditën e djeshme fituesit e festivaleve të Këngës Magjike dhe Festivalit të RTSH që janë vendosur 5 muaj më parë si dhe ka zbuluar dhe emrat e tyre.

Sipas tij fituesja e festivalit të Këngës Magjike do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa në Festivalin Kombëtar vendin e parë do ta fitojë reperi Noizy në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa.

Këngëtari Endri Prifti para disa kohësh bëri një denoncim ndaj ish―bashkëshortes së tij Anjeza Kolevica për grabitjen e shtëpisë në bashkëpunim me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Ky denoncim nuk u prit aspak mirë nga ish―bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një seri akuzash të rënda nga ana e saj kundrejt Priftit, ndërkohë këngëtari duket se e ka lenë të gjithë situatën në dorë të institucioneve. Në një puntatë të programit Shiko Kush Luan ai u shpreh “Bëj gjithçka për dashurinë, vras edhe veten!”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit