E premte, 18 Tetor, 2024

Pas deklaratave të Endri Priftit për ‘Këngën Magjike’ reagon Ardit Gjebrea: Ky festival ka rregulla, dorëzove ndonjë këngë?

Endri Prifti publikoi ditën e djeshme në Instagram një deklaratë të fortë për Festivalin e Këngës dhe Këngën Magjike, duke thënë se fituesit janë zgjedhur 5 muaj para. Në postim ai publikoi emrat e artistëve që sipas tij do të jenë fituesit e dy festivaleve këtë vit, por më vonë i fshiu.

Po ashtu, ai tha se ndryshe nga ç’kishte lajmëruar, nuk do të jetë këtë vit në “Kënga Magjike”, duke shtuar se “as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi”.

Pas këtij postimi, ditën e sotme, prezantuesi Ardit Gjebrea ka reaguar në Instagram.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve do jemi? Dhe pastaj???!!! Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove ndonjë këngë?

 

Pranimi u mbyll më 24 maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe.” /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit