Arrestohet një 37-vjeçar në Durrës pasi plagosur me thikë fqinjin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. J., 37 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. J., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H., 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë).
Shtetasi M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al