E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve lokale, reagon kreu i KQZ: Do jenë me standarde ndërkombëtare

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pasi Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Në një postim në mediat sociale, Celibashi shkruan se KQZ është e përgatitur për të zhvillar zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Sipas tij KQZ do të jetë e paanshme, transparente dhe do bashkëpunojë më të gjithë aktorët politik, median dhe shoqërinë civile.

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023, do të jenë një zhvillim i mirëpritur demokracie. Ato prej kohësh kanë qenë në vëmendjen e KQZ për t’i përgatitur dhe administruar sipas standardeve ndërkombëtare të njohura dhe të pranuara.

Profesionalizmi, paanësia, transparenca dhe bashkëpunimi me partitë politike, me median e shoqërinë civile, rikonfirmohen si karakteristika themelore të veprimtarisë së KQZ”, shkruan Celibashi.

Më herët Presidenti Barjam Begaj ka dekretuar datën 14 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit