E premte, 22 Nëntor, 2024

Presidentja e Kosovës takohet me të dërguarin e Britanisë: Jemi të përkushtuar për paqe dhe siguri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në një njoftim për mediat nga Presidenca bëhet me dije se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon dhe kontinent.

Presidentja Osmani ka përsëritur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, duke nënvizuar se Kosova vazhdon të jetë në vijë të njëjtë me partnerët ndërkombëtar për këto çështje.

Presidentja ka falënderuar Sir Peach për angazhimin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, gjersa ka shprehur vendosmërinë që të vazhdohet koordinimi me Mbretërinë e Bashkuar si një nga aleatët kryesor dhe historik të Republikës së Kosovës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit