Gjatë ditës së sotme petagogët janë mbledhur sot në një protestë kombëtare për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, teksa shënohet dita e gjashtë e bojkotit.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka lexuar një letër të hapur dërguar Presidentit të Republikës, institucioneve kombëtare dhe ambasadave.
Janë nëntë kërkesa që pedagogët i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një peticioni.
Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.
Ndër të tjera SPUSH thekson se është i bindur se çështjet e renditura janë vetëm një pjesë e problematikës me të cilën përballen Universitetet Publike shqiptare sot.
Sipas tyre, adresimi dhe zgjidhja e tyre nga autoritetet qeveritare e universitare përgjegjëse është e domosdoshme për përmirësimin e kushteve aktuale. /btvnews.al