Rishi Sunak është zgjedhur sot Kryeministër i ri Britanisë së Madhe, duke shmangur kështu zgjedhjet e parakohshme.
Pasi mori detyrën e re ai ka m,bjetur një fjalim duke iu drejtuar popullit britanik. Sunak vlerësoi ish-kryeministren Liz Truss për “shërbimin e saj të dedikuar ndaj publikut në rrethana jashtëzakonisht të vështira”.
Më tej ai tha se zgjedhja në krye të qeverisë është një privilegj për të dhe shtoi se duhet nisur nga puna për nxjerrjen e vendin nga kriza ekonomike.
“Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm, por nuk ka dyshim se ne përballemi me një sfidë të thellë ekonomike. Unë zotohem se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi dhe do të punoj çdo ditë për popullin britanik”, u shpreh Sunak
Sunak është i pari Kryeministër me origjinë nga India që merr këtë post të lartë në Mbretërinë e Bashkuar./btvnews.al