E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Vdekja e Lear Kurtit, Berisha reagon sërish: E kuptova që e kishin vrarë efektivët që kur lexova deklaratën e policisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me vdekjen e të riut Leart Kurti. Gjatë një takimi me studentët, Berisha është shprehur se e ka kuptuar që Learin e kishin vrarë efektivët që kur lexoi deklaratën e shpërndarë për mediat nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ai hodhi akuza mbi uniformat blu duke thënë se është e mbushur me kriminelë dhe të droguar!

Shikoni çfarë bëri me Lear Kurtin. Pasi e mbytën e vrarë për së dyti. Dua t’ju rrëfej me sinqeritet. Jam zgjuar në mëngjes atë ditë dhe lexoj, sigurisht, ngjarje tronditëse. Humb jetën 32-vjeçari. Lexova komunikatën e policisë dhe ua them me sinqeritet që nga komunikata kuptova se e kanë mbytur, se i kanë marrë shpirtin.

Seç kishin shkruar aty u ndal këtu, u ndal aty, s’u ndal këtu, ndodhi kjo, e dërguam në spital, që vdiq aty dhe e mbyllnin me vdekje natyrale. Nuk ka vdekje natyrale për të rinjtë. Vdekja natyrale është për moshat e thyera, i riu s’ka vdekje natyrale. Atij i morën shpirtin dhe na thonë vdekje natyrale. Dhe pastaj futi të njëjtin njeri që bëri gjithçka për të mbuluar vrasjen e Klodian Rashës, për të mbuluar edhe këtë vrasje.

Dhe flet e bërtet si e si të mbulojë krimin. Ti në vend që të kërkosh me çdo gjë të dalë e vërteta, ky bëhet palë me jetën e një 32-vjeçari, por secili i ri mund ta pësojë si ai sepse e ka mbushur policinë me kriminelë dhe të droguar”, tha ndër të tjera kreu i PD./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit