Mesfushori Aron Donum që luan me skuadrën e Standard Liege në Belgjikë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Pasi skuadra e tij arriti që të fitonte kundër Anderlecht, ai zgjodhi që t’i bënte një surprizë të dashurës së tij.
What a moment 🥰 pic.twitter.com/svRLO9h78v
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) October 24, 2022
Pas përfundimit të sfidës futbollistët dhe stafi i Liege formuan një rreth, ku në mes ishte Donum me një unazë në dorë dhe i ulur në gjunjë. Ai i propozoi dhe përgjigja e saj ishte “PO”.
Në dritën e plotë të kamerave dhe tifozëve në stadium, ajo ngriti dorën për të treguar unazën e saj teksa kishte mbetur pa fjalë. I gjithë momenti emocionues është publikuar në faqen e klubit në Tëitter./btvnews.al