E martë, 26 Nëntor, 2024

VIDEO – Rruga Shupenzë – Ura e Topojanit, totalisht e braktisur

Segmenti rrugor Ura e Çerenecit – Shupenzë – Maqellarë ka mbetur totalisht jashtë çdo mirëmbajtje. Që pasi është vënë në funksion segmenti i rrugës së Arbrit, Ura e Çerenecit – Gjoricë – Maqellarë, rruga e vjetër është kthyer në tmerr jo vetëm për banorët e zonës, por për të gjithë ata që e përdorin.

Gropa të mëdha janë hapur në të gjithë segmentin, duke vështirësuar në maksimum lëvizjen e automjeteve të vogla. Vetë banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se gropat ngjajnë me ato të pemëve.

Sipas tyre, askush nuk po interesohet për t’i mbushur, duke treguar se më e rëndësishme është rruga tjetër, ndonëse edhe tek kjo kalojnë me mijëra banorë të zonës së Shupenzës e fshatrave të saj. Më problematike kalimi në këtë segment rrugor bëhet kur ka reshje shiu për shkak se gropat mbushen me ujë dhe është e pamundur të identifikohen nga drejtuesit e mjeteve.

Me hapjen e rrugës së Arbrit nga Gjorica, rruga e Shupenzës është kthyer dytësore, duke bërë që deri tani të mos dihet kush institucion e ka nën varësi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit