Kengëtarja Beatrix Ramosaj pritet te publikoje nje kengë te re. Vonesat dhe të papriturat me hitin që pritet të lancohet në ditët në vijim, kanë bërë që këngëtarja të pësojë një atak paniku nga stresi.
Gjendjen e saj emocionale e bën të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Twitter.
“Pse ndihem kaq emocionale. E urrej këtë!!! Unë mendoja se kënga do të dilte këto ditë dhe jam shumë e e stresuar.
U pushtova aq shumë nga emocionet, saqë fillova të qaja e pasuar nga një atak paniku! Zemra ime djemaaaa………”, shkruan Ramosaj teksa e shoqëron postimin dhe me disa emoji me lot dhe me zemër të thyer.
Nga ana tjetër në Instragram Beatrix ka postuar disa foto të saj ku duket e veshur me xhinse dhe ‘crop top’.
/btvnews.al