E premte, 22 Nëntor, 2024

Gjendet e vdekur në rrugë një 64-vjeçare, Policia: Dyshohet se ra nga ballkoni

Një 64-vjeçare është gjetur e vdekur në rrugë në Babrru. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat sqaron se e moshuara është gjetur nga fqinjët dhe mësohet se ajo ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë.

Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit