Një iranian që është konsideruar si njeriu më i pistë në botë, pasi mendohet se nuk ishte larë prej 67 vitesh, ka vdekur këtë të martë në moshën 94-vjeçare.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Amou Haji, nuk lahej pasi kishte frikë se sëmurej, por për herë të parë u la disa muaj më parë.
Pak kohë më parë disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore të moshuarin, u shprehën se çuditërisht ai nuk kishte asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik.
“Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”, thanë mjekët pasi vizituan Hajin./btvnews.al