Këngëtarja e njohur Britney Spears nuk di të ndalet. Ajo ka publikuar një tjetër foto, ku shfaqet krejtësisht e zhveshur.
40-vjeçarja ka pozuar nudo në një plazh me rërë dhe ka përdorur ‘emoji’ me lule për të mbuluar pjesët intime.
Pas publikimit të këtyre fotove, shumë ndjekës i kanë kërkuar këngëtares të ndalonte postimin e fotove të tilla ku shihej tërësisht e zhveshur.
Ajo ka marrë kritika të shumta për fotot që poston në Instagram, por sërish nuk është ndalur dhe herë pas herë publikon foto nudo./btvnews.al