E diel, 24 Nëntor, 2024

Shqipëria siguron një tjetër miqësore në Nëntor, luan kundër vendit pritës së Botërorit

Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore dhe këtë herë bëhet fjalë për vendin që organizon Botërorin 2022.

Sipas asaj që raporton Panorama Sport, mësohet se është arritur marrëveshja me Federatën e Katarit për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në datën 9 Nëntor në Spanjë.

Por ende nuk është fiksuar ora e zhvillimit të ndeshjes dhe stadiumi në vendin iberik ku dhe është caktuar si miqësore.

Gjithashtu kuqezinjtë do të luajnë në muajin Nëntor edhe dy miqësore të tjera, përveç asaj me Katarin.

Më 16 Nëntor do të jetë testi i luksit me Italinë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa tri ditë pas në të njëjtin vend kundër Armenisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit