Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka treguar këtë të martë se ka probleme emocionale dhe ka pësuar shpesh atak paniku.
Pasi shqetësoi fansat, të shumtë ishin ata që i kanë shkruar mesazhe këngëtares duke e pyetur më shumë për jetën e saj.
Ajo ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një prej mesazheve, ku është pyetur nëse është e lumtur në jetën e saj.
Në një postim, teksa ka shpërndarë mesazhin, këngëtarja e njohur ka bërë me dije se ndihet e lumtur dhe e bekuar nga jeta.
“Unë jam e shëndetshme dhe e lumtur. Nuk mund të ndaloj së dashuruari me jetën dhe veten në mënyrën më të bukur të mundshme. Jam kaq e bekuar nga Zoti, nga universi dhe vetë jeta. Familja ime dhe të dashurit e mi janë të sigurt dhe të shëndetshëm. Gjithmonë mirënjohëse dhe e përulur”, shkruan ajo në një Insta story./btvnews.al