Fshati Petralbë, emrin e të cilit e mban edhe kalaja e njohur si kalaja e Skënderbeut “Petralba”, duket i lënë totalisht në harresë. Ata pak banorë që kanë mbetur aty, radhitin një sërë problemesh më të cilat po përballen prej dekadash.
Hysen Laci, tregon se rruga automobilistike shkon deri në afërsi të fshatit, e më pas ata ecin në këmbë si në rrallë fshat të Klosit, mbase edhe i vetmi. Ai tregon se i ka kërkuar zyrtarisht pushtetit vendor për hapjen e një rruge, por deri tani nuk është bërë asgjë.
Të njëjtin problem e ngre edhe banori Haki Caka, ku sipas tij një ndër shkaqet e largimit masiv të banorëve ka qenë rruga.Sa i përket marrjes së burimeve të gurrave të Gurit të Bardhë, Hysen Laci e Haki Caka thonë se nuk do ta kundërshtojnë vetëm nëse edhe atyre ju sigurohet ujë i pijshëm e vaditës.
Aktualisht fshati Petralbë në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, është ndër fshatrat më piktoresk, por në të kanë munguar investimet e çdo qeverie apo pushteti lokal./btvnews.al