E diel, 20 Tetor, 2024

Big Brother VIP 2 do të nisë shumë shpejt, mësoni kush do të jetë prezantuesja

Big Brother Vip Albania 2 duket se do të nisë më shpejt nga sa pritej. Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni me anë të një video në mediat sociale.

Sot është bërë publik dhe spoti për këtë program, por nuk tregohet data se kur do të ndizen dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Njësoj si në edicionin e kaluar, edhe ky edicion duket se do i besohet moderatores së njohur, Arbana Osmani.

Big Brother Vip Albania, së shpejti me Arbana Osmanin”, thuhet në fund të spotit, duke konfirmuar Arbanën në këtë rol dhe duke hedhur poshtë zërat se prezantuese mund të ishte Bora Zemani./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit