E diel, 24 Nëntor, 2024

Dimri duket ende larg, është sot parashikohet mot i ngrohtë dhe me diell

Rrymat e ngrohta dhe të qëndrueshme, do të jenë prezente edhe në ditën e mërkurë.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare si dhe mjegull e mjegullinë në orët e para të mëngjesit në lugina.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë nga  6 deri 23°C, në zonat e ulëta 10 deri 28°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 27°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit