Interi ka marrë një fitore shumë të vlefshme mbrëmjen e kësaj të mërkure kundër Plzen, duke arritur kështu që të kualifikohet për raundin e ardhshëm në Champions League.
Skuadra Italia ka fituar me rezultatin 4 me 0, ku golat janë shënuar nga Mkhitaryan në minutën e 35-të. Më pas ishte radha e Dzeko për të shënuar një dopietë pati gjeti rrugën e rrjetës dy herë në minutën 42 dhe 66.
Golin e gjeti dhe Romelo Lukaku, i cili edhe pse erdhi nga stoli shënoi golin e katërt në minutën 87. Në këtë ndeshje që u luajt në San Siro u aktivizua dhe Kristjan Asllani, i cili luajti disa minuta në pjesën e dytë.
Tashmë Interi është kualifikuar së bashku me Bayern Munih dhe në këtë mënyrë Barcelona i thotë lamtumirë Champions League për këtë sezon./btvnews.al