Një prej zyrtarëve të Klubit Sportit Korabi është dënuar me dy ndeshje pezullim. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e radhës të Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga Komisioni i Disiplinës bëhet me dije se është dënuar Florian Beqiri, pasi ky i fundit ka protestuar kundër vendimeve të zyrtarit të ndeshjes.
“Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, njofton Komisioni i Disiplinës./btvneës.al