E hënë, 25 Nëntor, 2024

Sali Berisha: Protestat e opozitës nisim më 12 nëntor…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar në konference për shtyp nga selia e PD-së se protestat e opozitës do të nisim më 12 nëntor.

Ai u shpreh se në këtë datë nis beteja e madhe kundër regjimit të urryer, ndërsa shtoi se pjesë e protestës nuk do të jetë vetëm PD dhe Partia e Lirisë, por edhe parti të tjera opozitare.

https://fb.watch/goOCJBI43n/

“Jam këtu për t’ju informuar opinionin se PD e PL e forca të tjera opozitare nisim më 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha dhe të papërmbajtura të fondeve buxhetore, të pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Vjedhjet e buxheteve familjare përmes çmimeve të larta, pabarazisë absolute para ligjit që sundon në Shqipëri, ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjen me regjimin e partisë- shtet, i cili në historinë kombëtare është regjimi më anti-shqiptar pas regjimit të Enver Hoxhës”, tha Berisha. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit