Kombëtarja Shqiptare e Futbollit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1 me 1 në ndeshjen e luajtur në Adu Dabi kundër Arabisë Saudite.
Kjo ndeshje miqësore ishte shumë ndryshe nga të tjerat, pasi trajneri Edi Reja aktivizoi lojtarë të rinj që nuk kishin qenë kurrë më parë pjesë e skuadrës. Kjo pasi miqësorja nuk ishte miratuar nga FIFA.
Edhe pse ndeshja nuk është transmetuar në asnjë media, pasi këtë kush vendosi Arabia Saudite është mësuar se rezultati përfundimtar është 1 me 1.
Goli i parë u shënua nga Arabia Saudite me anë të një penalltie në minutën e 42’. Ndërsa në minutën e 48′ Shqipëria barazoi me anë të Bekim Balajt pas një kombinimi me Odise Roshin./btvnews.al