Këtë të diel, e cila është dhe e diela e fundit e muajit Tetor do të ndryshojë ora. Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00, akrepat do të zëvendësohen një orë pas, duke shënuar orën 02:00.
Tashmë do të hyjmë në orën dimërore dhe do nata do të jetë më e gjatë. Ky mund të jetë viti i fundit që ora do të ndryshojë, pasi në verën e vitit 2018, Parlamenti Evropian miratoi heqjen e detyrimit që vendet anëtare të kalojnë nga një orë në tjetrën dy herë në vit, në Prill dhe Tetor.
Ndryshimi i orës është prezantuar në vitin 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit./btvnews.al