E shtunë, 23 Nëntor, 2024

‘Tejkaloi kompetencat’, kush është efektivi i Shqiponjave në Dibër që u pezullua nga detyra pasi akuzohet se ka dhunuar 2 të moshuar

Inspektor Bukurosh Zagrati, i cili është pjesë e eforcave Shqiponja në Dibër është pezulluar këtë të mërkurë nga detyra.

Pezullim i tij është bërë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Në një njoftim për mediat bëhet me dije e Zagrati ka tejkaluar kompetencat që i jep ligji, ndaj për këtë ka nisur dhe një hetim disiplinor kundër tij.

Inspektor Bukurosh Zagrati, me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, e DVP Dibër, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave. Policia e Shtetit është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, për ekzekutimin e menjëhershëm të tij”, njofton policia.

Oficeri është denoncuar kohë më parë në emisionin investigativ Stop, nga dy të moshuar, të cilët deklaronin se ishin dhunuar prej tij. Për rastin në fjalë Gjykata e Dibrës e dënoi me 6 muaj burg Bukurosh Zagratin, por Policia e Shtetit nuk e kishte pezulluar ende nga detyra, deri më sot./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit