E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Asfaltimi i rrugës së Ostrenit, banorët: Është si të bësh dush, pa patur ujë

Prej pak ditësh Bashkia e Bulqizës ka nisur asfaltimin e rrugës që lidh qendrën e Njësisë Administrative Ostren me rrugën Ura e Çerenecit – Librazhd.

Asfaltimi i kësaj rruge është pritur mjaft mirë nga banorët e fshatit Ostren i Madh, duke e cilësuar si një vepër shumë të rëndësishme. Por nga ana tjetër, banorët shprehen se kjo nuk është zgjidhja që ata prisnin, pasi siç e thonë vetë ata është si të bësh dush pa patur ujë.

Banorët e lidhin këtë shprehje me gjendjen skandaloze të rrugës kryesore që nis nga Ura e Çerenecit e përfundon në Librazhd. Për banorët e Ostrenit, pa u asfaltuar kjo rrugë, nuk mund të quhet se është zgjidhur problemi i infrastrukturës për këtë zonë e cila ashtu si shumë zona të tjera është braktisur vazhdimisht nga të rinjtë.

Projekti për asfaltimin e kësaj rruge pritet të finalizohet shumë shpejt pasi është hedhur shtresa e parë asfaltike, ndërkohë që mësohet se është përfshirë ndriçim, mbrojtëse anësore e trotuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit