E shtunë, 19 Tetor, 2024

Arrestohet shqiptari që përdhunoi 15-vjeçaren në Britani, prokurori: Pavarësisht se ajo qante dhe lutej, ai nuk tregoi mëshirë

Rufat Kasamaj Një 36-vjeçar shqiptar,është arrestuar në Britaninë e Madhe pas akuzave për përdhunimin e një 15-vjeçareje.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, të cilat theksuan se ai abuzoi seksualisht me të miturën brenda një qendre tregtare.

Gjithashtu mediat britanike bëjnë me dije se i riu ka shfrytëzuar momentin pasi ka parë që 15-vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur, për të ushtruar dhunë seksuale.

Adoleshentja ishte fillimisht me miqtë e saj në lokalin Bat and Ball. Asaj i kishin shërbyer alkool pavarësisht se ishte e mitur. Rreth orës 22:30 të datës 4 shtator 2021, teksa ajo ishte “nën efektin e alkoolit” u afrua nga Kasamaj, i cili u kap nga kamerat e sigurisë duke e vëzhguar.

Prokurori Tim Forster i tha Old Bailey: Ajo i tha shqiptarit se kishte humbur miqtë e saj dhe ai u përpoq t’i jepte siguri. Ai i tha asaj se do ta ndihmonte të kthehej në shtëpi por bëri krejt të kundërtën. Ai filloi të fuste dorën në të pasmet e saj, ajo i tha se ishte 15 vjeçe, por ai vazhdoi ta bënte seks në mënyrë agresive në mënyrë që i shkaktoi dhimbje.

Ai vazhdoi: “Që nga momenti që ai e ndihmoi të ngrihej në këmbë, pothuajse gjithmonë e mbante atë me trup, madje duke e drejtuar atë përtej një ndenjëse kur ajo donte të ulej. Ai mund të shihet me dorën e tij në pjesën e pasme të saj.

Më pas ata ishin jashtë shikimit nga kamerat ÇTV për 20 minuta të tjera, në atë moment ai e përdhunoi atë pavarësisht se ajo qante dhe lutej ‘të lutem mos më lëndo’”.

Pas përdhunimit, Kasamaj është parë duke u kthyer në vendin e krimit në dy raste dhe në një moment ka urinuar aty.

Pas një hetimi policor, ai u arrestua më pas dhe pretendoi se kishte qenë “i dehur” gjatë sulmit.

Megjithatë, u vërejt nga prokurori se nuk kishte “asgjë nga sjellja e tij që të sugjeronte se ai ishte i dehur”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit