E premte, 18 Tetor, 2024

Bulqizë – Nis puna për ndërtimin e fushave për futboll, volejboll, basketboll e tenis

Disa fusha të reja sportive do t’i shtohen shumë shpejt Bulqizës. Ky lajm është bërë publik nga kreu i Bashkisë Bulqizë, Leftër Alla, me anë të një postimi në mediat sociale.

Sipas fushat e reja për volejboll, basketboll, futboll dhe tenis po ndërtohen pranë ambienteve të Shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda”.

Bëhet më dija se sipërfaqja e këtij ambienti sportiv është rreth 3000 m2 dhe do të shërbejë jo vetëm për nxënësit e shkollës por dhe për komunitetin.

Tashmë të gjithë ata që janë të apasionuar për sportin do të kenë mundësi të ushtrojnë këtë aktivitet në këto fusha që do të ndërtohen./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit