E enjte, 21 Nëntor, 2024

Hakerat i zbuluan udhëtimet, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të listës së udhëtimeve të tij nga hakerat në faqen Homeland Justice.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se avioni që ai përdor në udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë.

“Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”, sqaron Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit