Hakerat që fshihen pas faqes Homeland Justice dhe që sipas qeverisë shqiptare janë të sponsorizuar nga shteti iranian, kanë publikuar këtë të enjte të dhënat personale të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Në rrjetin social Telegram, aty ku hakerat kanë publikuar dhe materiale të tjera kanë bërë publike dhe të dhënat e Ramës, duke nisur nga gjeneralitetet e tij dhe të gjitha duhëtimet që ka kryer nga viti 2005 deri më sot.
Në dokumentin e publikuar, vihet re se shumica e udhëtimeve të Ramës janë kryer me avionë charter, veçanërisht kohët e fundit, kohë që përkon me detyrën e tij si Kryeministër.
Po ashtu në databazën (Por në respekt të vendimit të Prokurorisë që ndalon publikimin e këtyre të dhënave sensitive, ne nuk do e bëjmë publike duke mos cënuar elementët e sigurisë kombëtare.), e cila është dhjetëra faqe Rama rezulton të ketë kryer dhe udhëtime të tjera me linja të zakonshme dhe në rrugë tokësore./btvnews.al