Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të Kryeminstrit Edi Rama ka hakerat, ku mes të dhënave që janë publike është dhe lista e udhëtimeve të kreut të qeverisë.
Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan se Rama ka udhëtuar plot 127 herë me charter dhe sipas tij të gjitha këto fluturime kushtojnë më shumë se 19 milionë Euro. Në reagimin e tij kryedemorkati u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta, pasi sipas tij Rama ka abuzuar me udhëtimet e tij.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Super abuzim! 19 milion euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës! Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.
Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.
Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19.050.000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.
Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë! Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!/btvnews.al