E enjte, 21 Nëntor, 2024

Kriza energjitike, Presidentja e KE: Shqipëria do të marrë  80 mln Euro grante

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Tiranë ka prezantuar planin e Bashkimit Europian për përballimin e krizës së energjisë.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë, Edi Rama, Presidentja e KE ka bërë me dija se BE do të ndihmojë Shqipërinë për përballimin e krizës energjitike. Ajo u shpreh se Shqipëria do të marrë 80 milionë Euro grante për këtë gjë.

Ne jemi pjesë e një unioni për energjinë ndaj propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, të njëjtën gjë po bëjmë edhe në Bashkimin Europian duke përfshirë së pari mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore për të ndihmuar me zbutjet e ndikimeve që kanë çmimet e larta të energjisë tek familjet qytetare dhe bizneset. Do të jenë 80 milionë Euro në grante. Në rast se e kam kuptuar siç duhet ju keni një sistem që funksionon për të ndihmuar familjet, por edhe bizneset e vogla në këtë kohë të vështirë. Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme, por me mbështetjen që do të vijë pas janarit, në fakt në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, mbështetja për sistemin e energjisë. Po flasim për 500 milionë Euro në grante për të investuar në infrastrukturën energjetike për të gjithë rajonin.

Investimi do të jetë për shembull në impiantin lundrues diellor, në Vaun e Dejës, modernizimin e hidrocentralit të Fierzës dhe në fakt u habita shumë që kur dëgjova që prodhon ¼ e energjisë elektrike në vend. Gjithashtu plani po ndihmon me rinovimin e efiçencës energjetike të godinave të Qytetit Studenti të Universitetit të Tiranës. Këto janë vetëm disa shembuj, por tregojnë drejtimin në të cilin ne po ecim”, u shpreh ndër të tjera Presidentja e KE./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit