Në prangat e policisë është vënë shtetasi A.A 32-vjeç nga Tirana, i cili dyshohet se shiste lëndë narkotike me doza në territorin e qarkut Dibër.
Gjatë kontrollit, i është gjetur e fshehur në trup, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë
Dibër/Goditet një rast i shpërndarjes së dozave të drogave të forta.
Vihet në pranga një 32-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë, në doza, në territorin e qarkut Dibër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara me inteligjencë informative se një shtetas posedonte dhe shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, në qytetin e Peshkopisë, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se shpërndante doza të lëndës së dyshuar narkotike, në territorin e qarkut Dibër.
Gjatë kontrollit, i është gjetur e fshehur në trup, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /btvnews.al