Partia Demokratike ka publikuar sot modalitetet për aplikimet e kandidatëve për primaret. Në një dokument të publikuar nga PD, bëhet me dije se data 6 Nëntor është dita e fundit kur do të pranohen aplikimet e kandidatëve që do të garojnë në primaret e tre qyteteve kryesore.
Sipas Partisë Demokratike deri në 6 Nëntor do të pranohen kandidatët për primaret e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.
Dokumentet do të paraqiten në selinë qendrore të PD-së në Tiranë. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim.
Pasi dokumentacioni do të dorëzohet në zyrat e PD, formularët do t’i kalojë kryesisë së partisë për vlerësimin e kandidaturave./btvnews.al