Ndeshja mes Slovacko dhe FC Koln ishte parashikuar që do të niste në 18:45, por nuk nisi. Shkak për këtë gjë është mjegulla e dendur në stadium.
Mjegulla e dendur që ka pushtuar stadiumin “Mestsky Miroslava Valenty” në Çeki, bëri të pamundur luajtjen e kësaj ndeshje, e cila është zhvendosur që të luajë nesër në 20:00.
Siç duket edhe nga pamjet, lojtarët në fushë e kanë të pamundur të luajnë pasi nuk mund të shohin as një metër larg.
Dueli është i vlefshëm për raundin e pestë në grupet e Conference League, me dy skuadrat që i kanë jetike pikët./btvnews.al