E enjte, 21 Nëntor, 2024

Temperaturat shkojnë deri në 26°C, mësoni si do jetë moti për ditën e sotme

Dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në mesditë. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës kryesisht përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim nga Veriperëndimi-Verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zona malore të jenë nga 6 deri në 21°C, në zonat e ulëta 10 deri 26°C dhe në zona bregdetare 12 deri 26°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit