Propozimi i fundit i qeverisë për t’ia marrë tokën atij që nuk e punon, nuk duket aspak i drejtë për fermerët. Banorët e fshatit Okshatinë në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë thonë se duhet parë shkaku përse toka po mbetet djerr.
Sipas tyre, një ndër arsyet kryesore janë kostot e larta të proceseve bujqësore që nga punimi i tokës, frezimi, mbjellja e deri tek çmimi farërave e pesticideve. Këto janë faktorët që shumicën e tokave bujqësore po ë lënë djerr.
Fermerët kërkojnë që për të mos mbetur toka djerr të bëhet mbështetje e mirëfilltë financiare dhe e kontrolluar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, pasi për shkak të rritjes së çmimeve, vetë ata po i rikthehen punimit të tokës me kafshë, si një shekull më parë.
Sipërfaqja e vogël e tokës bujqësore që është punuar në këtë sezon duket edhe në fshatin Okshatinë, ku fermerët kanë hezituar të kultivojnë grurin, me gjithë mbështetjen e ofruar nga ministria e linjës./btvnews.al