Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka një pasion të fshehur për makinat e vjetra por dhe për garatr me shpejtësi të lartë.
Ai ka marrë pjesë në episodin e radhës të programit të Jay Leno, që i kushtohet makinave dhe garave të shpejtësisë dhe ka arritur që të ngasë makinën e tij Corvette me shpejtësi deri në 190 km/h.
Presidenti amerikan garoi me djalin e Colin Powell, Michael, në episodin e së mërkurës të spektaklit të Jay Leno.
Biden zotëron një Corvette Stingray të vitit 1967, për të cilën tha se e kishte marrë malli, pasi nuk i jep dot kësaj makine sportive rreth Shtëpisë së Bardhë. Stingray i Joe Biden kushton 150 000 dollarë dhe ka 350 kuaj fuqi./btvnews.al