Është zbuluar së fundmi titulli dhe kopertina e librit të shumëpritur të Princit Harry, libër i cili mund të shkaktojë shumë debate për familjen mbretërore.
Sipas mediave ndërkombëtare libri është titulluar “SPARE” dhe do të publikohet më 10 Janar të vitit 2023. Ky libër do të botohet nga shtëpia botuese Penguin Random House, e cila ka bërë të ditura dhe detajet.
“Ne jemi të gëzuar t’u sjellim lexuesve historinë jashtëzakonisht personale dhe emocionalisht të fuqishme të Princit Harry, Dukës së Sussex-it. Për Harry-n, më në fund kjo është historia e tij”, është ky njoftimi i shtëpisë botuese.
Kopertina e librit ka foton e Dukës së Sussex-it, 38 vjeç, duke parë drejt kamerës. Lajmet se Harry po punonte për një libër u publikuan për herë të parë në Korrik të 2021./btvnews.al