Në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Edi Rama ka bërë 137 udhetime vajtje ardhje, ku 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij.
Sali Berisha tha se shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro.
Deklarata e kryetarit te PD Sali Berisha
Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij.
Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit.
‘Ismaili’ është një avion i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro në një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin.
Ndaj këtij skandali reagoi me gjuhën e tij karakteristike, tha se ka dhënë sqarime. Por ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro.
Që tejkalon jashtë çdo lloj limiti, abuzivitetin më maksimal. /btvnews.al